Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së pritën ekipin e Komunikimit nga Garda Kombëtare e Ajovës

4

Në këtë takim u diskutua për arritjet e FSK-së në bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës e po ashtu edhe aktivitetet e realizuara në këtë vizitë që qëllim primar kishte thellimin e njohurive teknike për pjesën e sistemeve të IT-së, kapacitetet e mbrojtjes kibernetike dhe kapacitetet e radio komunikimit taktik.

Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari vlerësuan lartë kontributin dhe ndihmën që Garda Kombëtare të Ajovës kanë dhënë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të komunikimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, së bashku u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në zhvillim të mëtutjeshëm të këtyre kapaciteteve.

Ekipi i Gardës Kombëtare të Ajovës, ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për fushën e komunikimit në FSK, duke ofruar shembullin më të mirë në rrugën e ngritjes së kapaciteteve si në aspektin e personelit e po ashtu edhe në atë të modernizimit të pajisjeve. Ata po ashtu kanë ofruar ekspertizën e tyre edhe në pjesën doktrinare dhe procedurale të fushës së komunikimit.

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors