Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti Ambasadorin e Republikës së Hungarisë z. Joszef Bencze

4

Ambasadori Bencze e vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm si shumë të mirë në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe asaj të Hungarisë, duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet edhe më shumë në fushat me interes të përbashkët. Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet e deritashme në Ministri dhe FSK, duke e njoftuar për objektivat dhe prioritet që ai ka si Ministër i Mbrojtjes. Po ashtu Ministri Mehaj vlerësoi lartë kontributin e Hungarisë si në angazhimet në KFOR dhe bashkëpunimin dypalësh në mes të dy ministrive si dhe bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së dhe ushtrisë së Hungarisë, me zotimin se ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në interes të dy vendeve, atë të sigurisë së përbashkët në rajon dhe me gjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors