4
Me këtë rast, nga ana e zëvendës komandantit të Regjimentit të Tretë, Nënkolonel Avni Kiçina, Ministri Quni u njoftua me planin e gatishmërisë, nivelin e koordinimit me komandën superiore, veprimet e deritashme si dhe nivelin e gatishmërisë së kapaciteteve njerëzore specialistike, materiale, teknike dhe mbështetjes logjistike të regjimentit përkatës.
Ministri Quni shprehu vlerësimin e lartë për njësinë përkatëse dhe inkurajoi pjestarët e saj për përgatitjet e duhura, motivin dhe moralin e lartë të dëshmuar si gjithmonë mbështetjen e plotë ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në përballje me sfidën aktuale që po kalojmë.
Në këtë rrethanë të jashtëzakonshme, ku është me rëndësi jetike shëndeti i qytetarëve, ministri Quni theksoi domosdoshmërinë që FSK, të jetë e gatshme të iu shërbej të gjithë qytetarëve pa dallime etnike dhe gjithmonë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me KFOR-in.
Menaxhimi me sukses i kësaj situate është edhe një provë konkrete se FSK dhe Kosova po tregojnë pjekurinë e duhur instituticionale dhe shtetërore që të jenë pjesë e NATO-s.



