4
Me këtë rast, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu, ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që po jep për KDS-në dhe në përgjithësi për FSK-në. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Seksioni i Mbrojtjes në Prishtinë, në katër vitet e fundit ka mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e instruktorëve në fushën e fitnesit fizik. Ushtarët e FSK-së kanë ndjekur kurse 3- mujore dhe 1- vjeçare në Shkollën e Trajnimit Fizik Ushtarak të Ushtrisë Mbretërore në Aldershot të Mbretërisë së Bashkuar, duke përvetësuar teknikat profesionale të standardeve të fundit të ushtrisë të Mbretërisë së Bashkuar. Ky program u vlerësua si mjaft efektiv për aftësimin dhe përgatitjen e instruktorëve të FSK-së.
Lidhur me këtë është shprehur edhe këshilltari i komandantit të FSK-së, nënkoloneli Martin Browning: ,,Ne jemi shumë të kënaqur me trajnimin për përgatitjen e instruktorëve të FSK-së, i cili është mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar. Tani, më 9 nëntor 2020, do të fillojmë me organizimin e kurseve të fitnesit fizik në KDS. Edhe blerja e pajisjeve për fitnes fizik është në funksion të zhvillimit të instruktorëve të trajnimit fizik’’.

