4
Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për agjendën e aktiviteteve për tri ditët e manifestimit, si dhe për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet institucioneve përkatëse, për të organizuar këtë ngjarje me rëndësi të veçantë shtetërore.
Pas konsultimeve të përbashkëta, Këshilli Organizativ miratoi agjendën zyrtare për datën 5, 6 dhe 7 mars, si dhe logon zyrtare të manifestimit.
Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë koordinimin e ngushtë në ditët në vijim për të siguruar realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të kësaj ngjarjeje.


