Mbahet takimi i 14-të virtual i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

4

Në këtë takim virtual morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe shefi i Kabinetit te Ministrit, Hasan Hoxha.

Gjatë këtij takimi të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov njoftoi mbi zhvillimet e fundit të luftës në terren dhe po ashtu për kërkesat mbi kapacitetet e nevojshme dhe mbështetjen e vazhdueshme që duhet ofruar për Ukrainën, shtet ky që më tepër se një vit po lufton stoikisht kundër agresionit rus.

Më këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se Ukraina po qëndron e fortë ngase në anën e saj ka të drejtën e pakontestueshme e përkrahjen e shteteve që luftën e Ukrainës e shohin si edhe betejën e tyre, ngase cënimi i lirisë atje është rrezikim i paqes kudo.

“Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve”, tha Ministri Mehaj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors