Mbahet konferenca “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara” 2025

4

Në fjalimin e saj, drejtuar pjesëmarrësëve në konferencë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndër të tjera theksoi:

“Për t`i forcuar bazat e qëndrueshmërisë kombëtare, është thelbësore të investojmë në mbrojtjen e infrastrukturën kritike si energjia, uji, transporti dhe komunikimet. Një tjetër element i rëndësishëm i qëndrueshmërisë kombëtare është bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar. Sfida të tilla si ndryshimet klimatike, migrimi, terrorizmi apo kërcënimet kibernetike kërkojnë një qasje të koordinuar me partnerët tanë strategjikë. Në këtë drejtim, roli i NATO-s dhe vendeve aleate, udhëhequr nga SHBA, mbetet jetik. Mbështetja e tyre ka qenë dhe vazhdon të jetë një shtyllë e fortë e qëndrueshmërisë sonë kombëtare.”

Kryeministri Albin Kurti, u shpreh se: “kjo konferencë është një hap drejt ndërtimit të një të ardhmje ku të gjithë qytetarët ndihen të mbrojtur, dhe vendi ynë mbetet një shembull i qëndrueshmërisë dhe përgatitjes. Republika e Kosovës vazhdon përpjekjet këmbëngulëse për t’u bërë anëtare e NATO-s. Forcimi i Qëndrueshmërisë është një përgjegjësi kombëtare, por përpjekjet tona do ta forcojnë Aleancën në tërësi. Në këtë drejtim Kryeministri theksoi se ashtu sikurse Aleatët e NATO-s edhe ne u jemi përkushtuar kërkesave bazë për Qëndrueshmërinë kombëtare duke i inkorporuar këto kërkesa në Planin e Reagimit Kombëtar.”

 

Konferenca ka vazhduar edhe në sesionin e panel diskutimeve për procesin e tranzicionit, politikave të mbrojtjes, bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe gatishmërisë operacionale. Në sesionin e dytë të konferencës me prezantime tematike për “Qëndrueshmëria kombëtare dhe gatishmëria civile, nga perspektiva e organizatës tuaj” u paraqitën përfaqësues nga FSK, Ministria e Punëve te Brendshme, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Drejtoria e Policisë së Kosovës, Agjensia e Menaxhimit Emergjent.

Qëllimi i organizimit të kësaj Konference ishte eksplorimi i strategjive inovative, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin në përballimin e sfidave të përbashkëta, të nxisë dialogun dhe të ndërtojë ura mes perspektivave të ndryshme për të identifikuar rrugët më efektive drejt rritjes së qëndrueshmërisë kombëtare në të gjitha dimensionet e saj: të sigurisë, ekonomike, sociale, mjedisore dhe institucionale.

𝐍𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ Ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci :

E nderuara Presidente Shkëlqesia juaj znj. Osmani, i nderuari Kryeministër Kurti, i nderuari Minister Xhelal Sveçla, i nderuari Minister Arben Vitia, i nderuari Minister Elbert Krasniqi, e nderuara Ministre Rozeta Hajdari, e nderuara Ministre Artane Rizvanolli, i nderuari Ministër Liburn Aliu, i nderuari Gjeneral lT Bashkim Jashari, i nderuari GjB. Christian Naërat, Drejtor i NALT-it!

Të nderuar ushtarakë të FSK-së dhe të Drejtorisë së NALT-it, të nderuar pjesëmarrës, zonja dhe zotërinj!

Është një nder i madh të qëndroj sot këtu, në këtë konferencë ku ndërthuren mendimet, përvojat dhe idetë më të mira për të forcuar qëndrueshmërinë kombëtare – një koncept thelbësor për kohën dhe sfidat që po përballemi.

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe të ndërlikuar, qëndrueshmëria nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri. Qëndrueshmëria përkufizohet jo vetëm si aftësia për të përballuar tronditjet dhe kërcënimet, por mbi të gjitha si një kapacitet për të ruajtur funksionet jetike të shoqërisë, për të mbrojtur vlerat tona dhe për të siguruar që e ardhmja të ndërtohet mbi themele të forta.

 

Elementet kryesorë të qëndrueshmërisë-për të cilët do të flasim sot këtu sot – janë të ndërlidhura dhe të pandashme:

  • Mbrojtja gjithëpërfshirëse, që nënkupton përgatitjen e  gjithë shoqërisë për të përballuar situata krizash dhe emergjencash. Kjo kërkon një ndërgjegjësim të lartë të qytetarëve dhe bashkëveprim të pandërprerë mes institucioneve dhe komunitetit.
  • Siguria e zinxhirit të furnizimit, që është jetike për të garantuar vazhdimësinë e furnizimeve thelbësore – nga ushqimi dhe ilaçet, deri te karburantet-përballë krizave. Këtu duhet të fokusohemi jo vetëm te siguria fizike, por edhe në diversifikimin dhe fleksibilitetin e rrjeteve të furnizimit.
  • Qëndrueshmëria ushtarake, një element kyç për të siguruar që forcat tona të armatosura të mbeten efektive edhe në kohë krizash dhe presionesh të qëndrueshme.
  • Dhe, në epokën e teknologjisë, rezistenca kibernetike është parësore.                                              Sulmet kibernetike nuk njohin kufij dhe mund të destabilizojnë qeveritë, ekonomitë dhe sistemet e infrastrukturës kritike. Ndërtimi i rrjeteve të sigurta dhe aftësia për rimëkëmbje të shpejtë duhet të jetë prioritet i çdo strategjie.

 

Zonja dhe zotërinj! Kjo konferencë, që synon të eksplorojë strategji inovative dhe të ndajë praktikat më të mira, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të forcuar bashkëpunimin mes nesh. Diskutimi që do të zhvillohet sot këtu, duhet të shërbejë si një katalizator për veprime konkrete që pasurojnë dhe përmirësojnë qëndrueshmërinë tonë kombëtare në çdo dimension të sigurisë: si atë ekonomike, sociale, mjedisore dhe institucionale.

Por si mund të ecim përpara?

–           Së pari, duke ndërtuar partneritete të forta – mes institucioneve shtetërore, sektorit privat, dhe organizatave ndërkombëtare. Çdo palë ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë proces.

–           Së dyti, duke investuar në inovacion dhe teknologji.                                                          Teknologjitë e reja ofrojnë mjete për të përballuar sfidat moderne, por kërkojnë edhe angazhimin tonë për t’i përdorur ato në mënyrë të përgjegjshme dhe efikase.

–           Së fundi, duke vendosur qytetarët në qendër të strategjive tona. Një shoqëri e informuar dhe e përgatitur është garancia më e mirë për të përballuar çdo sfidë.

Të dashur pjesëmarrës!

Në një botë ku krizat janë të pashmangshme, fuqia jonë qëndron në aftësinë për t’i përballuar ato me vendosmëri dhe unitet. Qëndrueshmëria nuk është vetëm një strategji, por një filozofi e mbijetesës dhe përparimit.

Le të ecim përpara bashkë, për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors