4
Në këto takime u diskutua për situatën gjeopolitike, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
Kryeministri Kurti dhe ministri Maqedonci e falënderuan ministrin kroat të Mbrojtjes, z.Anušić për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës dhe për mundësinë që kadetët kosovarë të vijojnë shkollimin në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tuđman”, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar midis dy ministrive.
Po ashtu, ata falënderuan ministrin turk të Punëve të Jashtme, z.Fidan për kontributin e Turqisë në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe për partneritetin në zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, konkretizuar me marrëveshjen e arritur me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit.
Kroacia dhe Turqia mbeten aleate, mike dhe partnere të Kosovës, me të cilat do të vazhdohet forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.



