Kryeministri Kurti dhe ministri Maqedonci takuan Koordinatorin e Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Izrael dhe Palestinë

4

Gjatë takimit, gjenerali Fenzel është informuar mbi zhvillimet ekonomike të Kosovës gjatë katër viteve të fundit, si dhe mbi investimet e rëndësishme në forcimin e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të realizuara me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Maqedonci ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, që përfshin blerjen e sistemit raketor anti-tank Javelin dhe helikopterëve Black Hawk, bashkëzbarkimin me trupat amerikane në Kuvajt, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës si vend pritës në ushtrimin “Defender Europe 25”. Gjithashtu, është vlerësuar edhe ndihma e ofruar në fushën humanitare për strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.

Në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare, është theksuar edhe vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 500,000 eurove si ndihmë humanitare për civilët në Gaza.

Përgjatë takimit, është diskutuar edhe për mundësitë e angazhimit të mëtejshëm të Kosovës në nisma të udhëhequra dhe të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e saj, duke riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, paqes globale dhe synimit të saj për anëtarësim në NATO.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors