4
Në takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, u konfirmuan qëndrimet e Kosovës për paqen dhe sigurinë në rajon, duke theksuar rolin konstruktiv të vendit tonë dhe sfidat që paraqet Serbia me shkeljet e saj ndaj marrëveshjeve të arritura. Një nga çështjet e ngritura ishte edhe strehimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq nga ana e Serbisë, që përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal.
Në takimin me Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, Ted Deutch, kryeministri prezantoi të arriturat e Qeverisë së Kosovës në fushat e shëndetësisë, arsimit, mbrojtjes dhe bujqësisë. Gjithashtu, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Komitetit Amerikano-Hebraik, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.





