Kosova zyrtarisht është pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën

4

Me këtë, Kosova është bërë shteti i 17-të anëtar i këtij koalicioni, që ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Ukrainën, përmes ofrimit të trajnimit në fushën e deminimit, zotim ky që është dhënë si pjesë e Grupit të Kontaktit për Ukrainën.

Ministri Maqedonci theksoi se Kosova bëri një hap të rëndësishëm në përfaqësimin dhe rolin e saj në sigurinë globale, dhe se ky është një hap tjetër i ndërmarrë nga ana e Kosovës për popullin ukrainas, pasi deri më tani janë dorëzuar dy pako mbështetëse ushtarake.

“Ushtarët tanë do të rreshtohen përkrah partnerëve tanë në këtë front global demokratik kundër agresionit dhe dhunës! Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës ngase jemi me të drejtën, lirinë e popujve dhe të drejtat demokratike të shteteve”, u shpreh ministri Maqedonci.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors