Kosova dhe SHBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri

4

Në këtë takim, përtej diskutimeve mbi ambientin strategjik të sigurisë si dhe dinamikat e ndikimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, u ritheksua zotimi për të përmbyllur me sukses fazën e tretë të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Diskutimet për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta ishte një tjetër temë tejet e rëndësishme, për të cilën u dakorduan mbi parimet e këtij bashkëpunimi.

Ministri Maqedonci ritheksoi se Republika e Kosovës i vlerëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin kryesor strategjik në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors