Kosova dhe SHBA fuqizojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Punëtoria Vjetore M2M në Kosovë ritheksoi partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë punëtorisë u diskutuan prioritetet e përbashkëta dhe hapat konkretë për avancimin e kapaciteteve dhe bashkëveprimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me partnerët.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se do të fokusohen për të shndërruar planet e përbashkëta në veprime konkrete.

“Së bashku, po ndërtojmë një Forcë më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë. Fokusi ynë mbetet i qartë: t’i shndërrojmë planet e përbashkëta në veprime konkrete dhe ta avancojmë partneritetin tonë në një nivel të ri”, u shpreh ministri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors