4
Me këtë rast, kolonel Ahmet Ajeti dhe shefja e Departamentit për Bashkëpunim Bilateral dhe Multilateral e Maqedonisë së Veriut, Ana Ežova Kržaloska, nënshkruan Planin Vjetor Bilateral, në të cilin janë planifikuar aktivitete të shumta në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite u u diskutua për avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale mes dy ministrive dhe forcave të armatosura. Të dy palët u pajtuan për të bashkëpunuar ngushtësisht, me qëllim që të përballojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë.
Maqedonia e Veriut vazhdon ta mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si në anën bilaterale, ashtu edhe në organizata ku është anëtarësuar.

