Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për nominimin e kandidatëve që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nëse je 18–22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ke përfunduar shkollën e mesme dhe i plotëson kriteret e kërkuara, kjo mund të jetë mundësia jote për të nisur një karrierë ushtarake në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Apliko nga 24 gusht deri më 7 shtator 2026.
Procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për të studiuar në akademinë ushtarake në SHBA mund të gjeni në webfaqen e ministrisë : https://mod.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/08/Konkurs-per-studime-ne-Akademine-Ushtarake-te-Shteteve-te-Bashkuara-te-Amerikes.pdf


