Komandanti i FSK-së dekoron rreshtermajoren e Gardës Kombëtare të Ajovës

4

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e dekoroi rreshtermajoren e Ajovës me „Medalje për Shërbim Vetëmohues“, me motivacionin për kontributin e dhënë në zhvillimin e FSK-së, veçanërisht për përkrahjen dhe zhvillimin e korit të nënoficerëve të FSK-së“. Rreshtermajorja e Komandës Rachel Fails zyrtarisht është angazhuar në ngritjen dhe përkrahjen profesionale të FSK-së, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Partneritetit Shtetëror të Kosovës me Ajovën dhe të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës. Në emër të ushtareve dhe nënoficerëve të FSK-së, rreshtermajori i FSK-së, Genc Metaj, shprehu mirënjohje për punën shumëvjeçare të rreshtermajores Fails, e cila që nga viti 2011 ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm profesional në ngritjen e korit të nënoficerëve të FSK-së. Ndërsa, rreshtermajorja Rachel Fails, shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për bashkëpunimin e deritashëm me FSK-në, duke thënë se “ndihem shumë krenare, kur shoh të arriturat e përgjithshme të FSK-së, sepse ndihem pjesë e këtij zhvillimi“.Në ceremoni morën pjesë komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, oficerë të Gardës së Ajovës, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, dhe zyrtarë e ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ekipit Këshillues të NATO-s.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors