4
Kolonel Cakaj, para se të shkonte për studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kryer detyrën e komandantit i Regjimentit të III-të të Komandës së Forcës Tokësore (KFT) në Mitrovicë. Gjatë studimeve, kolonel Cakaj, është dalluar me paraqitjen e shkëlqyeshme në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington D.C. Ai, gjithashtu me sukses të lartë ka mbrojtur temën e Masterit të studimeve strategjike të sigurisë, dhe njëherësh për paraqitjen e mirë shpallet „Student i dalluar“ nga kolegji CISA. Për gjithë të arriturat, kolonel Cakaj, ka falënderuar FSK-në, për përkrahjen pa rezervë, familjen dhe shokët e tij. Ai, premtoi se përvojën ushtarake të fituar në SHBA, do ta përcjellë tek ushtarët e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

