Kolonel Ahmet Ajeti realizon vizitë zyrtare në Izrael për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Në kuadër të një vizite zyrtare në Izrael, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Ajeti, mori pjesë në Konferencën e Herclijas (Herzliya Conference) dhe zhvilloi disa takime zyrtare me politikbërës në Izrael. Vizita u realizua me koordinimin dhe mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Përveç pjesëmarrjes në Konferencën e Herclijas (Herzliya Conference), kolonel Ahmet Ajeti takoi edhe drejtorin ekzekutiv të Institutit për Politika dhe Strategji, gjeneralmajorin në pension, Amos Gilead. Kolonel Ajeti vizitoi edhe Parlamentin e Izraelit, ku zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje, Boaz Bismuth. Në këto takime u theksua nevoja për rritjen e bashkëpunimit dhe për adresimin e sfidave të sigurisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors