Ka ndërruar jetë oficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Kolonel Gyrner Murati

4

Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, më dt. 29.12.2020, në ora 10:00, ndërsa varrimi do të bëhet po këtë ditë, në ora 15:00 në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.
Gyrner Murati ka lindur më 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit. Pas transformimit ka shërbyer si epror në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Detyrën e fundit ishte Shef i Departamentit të Komunikimit dhe Teknologjisë Informative në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. Pas vetës la bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors