4
Homazhet e sotme shënojnë njërën nga pikat kryesore të programit të Manifestimit Tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” e organizuar, nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga Këshilli Shtetëror Organizativ i kryesuar nga ministri Quni.Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë institucione që ruajnë dhe kultivojnë në vazhdimësi vlerat më të larta të trashëgimisë shtetërore dhe vlerat historike të vendit si frymëzim e motivim për realizimin me përgjegjësi të lartë të misionit në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.





