Holanda i dhuron FSK-së donacion për kërkim-shpëtim

4

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjeneral majori Enver Cikaqi, komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneralmajori Xhevahir Geci, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems, atasheu i Holandës, Theo Plijner, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, koloneli Shaip Haziri, drejtori i QNKTSH-së, z. John Doone, si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjenerali Enver Cikaqi, pasi përshëndeti të pranishmit, vlerësoi lart bashkëpunimin mes Mbretërisë së Holandës dhe FSK-së, duke u shprehur: “Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë bazohet në memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Holandës, i cili daton që nga dhjetori i viti 2009. Qëllimi i këtij donacioni është ngritja e kapaciteteve të QNKTSH-së, për ta ndihmuar këtë qendër me rritjen e numrit të trajnerëve për zhvillimin e trajnimeve të reja.”Ndërsa, ambasadorja holandeze znj. Gerrie Willems duke përgëzuar për punën dhe sukseset e deritanishme të kësaj qendre, uroi që sukseset e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe shprehu bindjen që ndihma dhe bashkëpunimi nga Ambasada Holandeze nuk do të mungojë as në të ardhmen. Në fjalën e tij, atasheu holandez i Mbrojtjes Theo Plijner, tha se dhurimi i këtij donacioni do t’iu ndihmojë pjesëtarëve të Kërkim-Shpëtimit dhe atyre të KDS-së në kryerjen e detyrave gjatë misionit të tyre. Ai po ashtu vlerësoi lart punën e pjesëtarëve të Kërkim –Shpëtimit gjatë tërmetit në Shqipëri, duke thënë se ndjehet i sigurt se më këto pajisje ata do të tregohen edhe më të suksesshëm në përballje me fatkeqësi të tilla.

Një paraqitje të shkurtër rreth misionit të kësaj qendre, historikut, trajnimeve të realizuara gjatë vitit të fundit, trajnimeve që do të realizohen gjatë këtij viti, si dhe për vlerën e këtyre pajisjeve që u dhuruan sot, e mbajti drejtori i QNKTSH-së, John Doone.Në fund, të gjithë së bashku vizituan Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkime Shpëtimit dhe objektet e saj në të cilat realizohen trajnime dhe aktivitete të shumta.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors