4
Me këtë rast, gjeneral Rama falënderoi kolonelin Ersoz për kontributin e vazhdueshëm të tij dhe Forcave turke në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Gjithashtu, ai i shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm përgjatë mandatit të tij për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.Mbi këtë motivacion, gjeneral Rama dekoroi me medaljen ”Shërbim vetëmohues”. Nga ana e tij, kolonel Ersoz, i shprehu gjeneral Ramës, mirënjohjen e lartë për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë gjatë mandatit të tij, duke besuar fuqishëm, se si gjithmonë, ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen nga pasuesi i tij kolonel Çagdas Akif Kahraman, në funksion të avancimit të mëtejmë të partneritetit ushtarak mes dy forcave.