4
Me motivacion për ndihmën e jashtëzakonshme dhe vetëmohuese gjatë misionit të tij tre vjeçar, Gjeneral Rama, e dekoroi kolonel Montalto me medaljen për „Shërbim Vetëmohues“. Me këtë rast, gjeneral Rama theksoi se vizioni strategjik, udhëheqja dhe përkushtimi i kolonel Montaltos kanë qenë shumë të rëndësishme në zhvillimin e FSK-së.Nga ana e tij, kolonel Montalto falënderoi Gjeneral Ramën për vlerësimin dhe shprehu admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë shërbimit të tij.