Gjeneral brigade Irfete Spahiu avancohet në gradën Gjeneralmajor dhe emërohet në detyrën e Inspektores Gjenerale të FSK-së

4

Presidentja Osmani ka përgëzuar Gjeneral Spahiu, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së. Sipas Presidentes Osmani, është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë sonë që në hierarkinë e saj ta ketë Gjeneralmajore një grua. Emërimi i znj.Spahiu edhe në pozitën e Inspektores Gjenerale të FSK-së, sipas Presidentes Osmani është një garancë për vazhdimin e mirëfunksionimit dhe zbatimit të standardeve profesionale të Forcës.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe gjeneralët e tjerë të FSK-së.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors