4
Titulli “Ushtari më i mirë 2026” nga radhët e FSK-së i takoi OR2 Elvis Qitaku, ndërsa vendet pasuese u renditën OR3 Ismail Ahmeti dhe OR3 Sead Vesli. Në konkurrencën ndërkombëtare, tre vendet e para u fituan nga pjesëtarët e ushtrisë së Shqipërisë.
Kjo garë dëshmon nivelin e lartë të profesionalizmit, gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë së FSK-së me partnerët tanë, si dhe përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave euroatlantike.






