FSK pranoi donacion të kamionëve shumë funksionalë nga Republika federale e Gjermanisë

4

 

 

 

Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Për këtë aktivitet në fjalën e tij ministri Maqedonci theksoi: “Është kënaqësi dhe nder i veçantë që sot të pranoj donacionin e radhës të Republikës Federale të Gjermanisë, kamionë ushtarak të kompanisë Rheinmetall MAN, në vlerë prej 2.7 milionë euro, që do të ndikojë në ngritjen e kapacitetit logjistik dhe operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Më tej, ai theksoi se mbështetja me automjete ushtarake për FSK-në është vetëm njëra nga fushat ku Gjermania kontribuon ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ministri paralajmëroi se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit ndërmjet dy shteteve dhe se Gjermania do të emërojë atashe rezident në Kosovë, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Ndërsa, në fjalën e tij, ambasadori i Gjermanisë, z.Rohde u shpreh:“Dua të ritheksoj se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë të shkëlqyeshme dhe kemi një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, posaçërisht në fushën e sigurisë. Së shpejti ne do të nënshkruajmë një Memorandum të Mirëkuptimit dhe përmes zëvendës atasheut ushtarak të Gjermanisë do të kemi përfaqësim të përhershëm në Kosovë”.

Më tej, ai konkretizoi se qëllimi i këtij donacioni është të mbështesë kapacitetet fillestare të Kompanisë së Transportit të Regjimentit të Logjistikës.

Në muajin mars të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes ka blerë nga buxheti i vet 10 kamionë të markës ‘Rheinmetall MAN’, të njëjtë me këta që u dhuruan sot nga Republika Federale e Gjermanisë.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors