4
Ky operacion përkundër vështirësive që ka pasur, duke marrë parasysh nivelin e madh të vërshimeve, temperaturave të ulëta dhe rreziqeve tjera, falë profesionalizimit, përvojës së madhe të pjesëtarëve të FSK-së, vendosmërisë dhe përkushtimit kanë arritur që ta gjejnë trupin e pajetë të Naim Gashit.
Ekipet KSH-së, gjatë realizimit të këtij operacioni kanë pasur bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, regjioni i Gjakovës, komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes „Trepça“.Pjesëtarët e Gardës Kombëtarë, përkatësisht Kërkim – Shpëtimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës, njihet për profesionalizmin e tyre, duke marrë parasysh përvojën, shkollimin dhe trajnimin profesional që kanë kryer në shumë shtete anëtare të NATO-s, si dhe kanë marrë pjesë në kryerjen e shumë operacioneve të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.

