4
Fushata për informimin dhe motivimin e të rinjve e të rejave nga radhët e komuniteteve jo shumicë për rekrutim në FSK, është gjithëpërfshirëse dhe ka inkuadruar të gjithë mekanizmat përfaqësues të komuniteteve, me qëllim të informimit sa më të drejtë, me qëllim për rritjen e numrit të ushtarakëve nga radhët e komuniteteve, si dhe vajzave e grave në FSK , objektivë me prioritet të lartë i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Fushata informuese për rekrutimin e komuniteteve në FSK do të realizohet deri në përfundim të konkursit më 23 janar 2023.
Të rinjtë e të rejat e vendit suksesin e dëshmuar në shumë fusha të tjera, e kanë mundësinë ta tregojnë edhe si ushtar e ushtare të FSK-së.
Nuk ka nder më të madh në jetë se sa t’i bëhesh mbrojtës atdheut, dhe kur atdhedashurinë e transformon në profesionalizëm dhe karrierë ushtarake me perspektivë.
FSK-ja ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta, ndaj Ministria e Mbrojtjes inkurajon të gjithë pjesëtarët e komuniteteve që sa më shumë të inkuadrohen në Ushtrinë tonë të përbashkët.
Bëhu ushtar i Kosovës!