4
Këtij aksioni humanitar, i cili shpëton jetë, i është përgjigjur një numër i madh i zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së.
Gjatë ditës së sotme, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi ekipin e mjekëve dhe i falënderoi për punën dhe përkushtimin e tyre, ndërsa falënderoi dhuruesit vullnetarë për gjestin e tyre human të dhurimit të gjakut.
Ky aktivitet, i cili do të zgjasë një muaj, ka një rëndësi të veçantë për sigurimin e rezervave të nevojshme të gjakut për pacientët që kanë nevojë për transfuzion.
Përveç aksionit të organizuar, pjesëtarët e FSK-së kanë qenë dhe janë çdo herë të gatshëm që t’u përgjigjen kërkesave të QKKTGJ-së edhe për nevojat sporadike në raste specifike.











