Filloi dhurimi vullnetar i gjakut në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK

4

Me këtë rast, personeli civil dhe ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes i është përgjigjur pozitivisht këtij aksioni, ku nga grumbullimi i gjakut shpëtohen jetë, pra, ndihmohen pacientët në nevojë të vendit tonë. 

Aksioni i dhurimit  vullnetar të gjakut  do të vazhdojë  edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së. 

Dhurimi vullnetar  i të gjakut është aktivitet i planifikuar dy herë në vit në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK dhe po ashtu, pjesëtarët e FSK-së gjithnjë janë të gatshëm t’u përgjigjen  kërkesave të Qendrës  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për nevojat e rasteve  më të posaçme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors