Festat e Nëntorit forcat e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë i shënojnë edhe me aktivitete të përbashkëta sportive

4

Në këtë aktivitet mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Arben Kingji, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, si dhe zëvendësministra, zëvendësshefa dhe zyrtarë e oficerë të shumtë të të dyja vendeve.

Para fillimit të ndeshjes së futbollit, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari bënë homazhe pranë varrit të udhëheqësit të shquar të popullit shqiptar, Hasan Prishtina.

Më pas, ndeshja në mes ekipeve përfaqësuese të të dy vendeve u zhvillua në atmosferë vëllazërore, përfundimi i së cilës u kurorëzua me ndarjen e kupave, medaljeve dhe mirënjohjeve për më të mirët nga ana e Ministrit Mehaj, Gjeneral Jasharit e Gjeneral Kingjit.

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se dy ministritë dhe forcat tona përveç aktiviteteve të shumta profesionale do të vazhdojmë me thellimin e bashkëpunimit në fushën kulturore e sportive.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors