4
Me këtë rast, është mbajtur trajnimi me temën “Ligji për Zyrtarët Publik: Përmbajtja kryesore dhe dallimet me ligjin paraprak”, ku janë diskutuar aspektet krahasimore të legjislacionit të ri për statusin e zyrtarëve publik si dhe detyrimet ligjore të institucioneve publike në procesin e implementimit.
Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj e vlerësoi shumë të vlefshme përkrahjen nga Qeveria Norvegjeze, ndërsa Florian Qehaja, Udhëheqës i Ekipit për Kosovë, i Qendrës për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes së Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë, theksoi se aktivitetet e projektit në këtë fazë, do te fokusohen në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes me aktivitete trajnuese por edhe me asistencë teknike nga fusha e menaxhimit të burimeve njerëzore.Ky projekt bashkëpunimi për periudhën e ardhshme 4 vjeçare, ka në fokus të ofrojë asistencën teknike në fushën e integritetit, menaxhimin e resurseve njerëzore dhe prokurimin publik; si dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes në fushat respektive.