4
Në takim përveç zëvendës kryetarit të Kllokotit, Hasan Zeneli, ishin edhe komandanti i Policisë në Stacionin e Kllokotit, Shefja e Operatives në Stacionin e Kllokotit dhe komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Komuna e Vitisë.
Palët diskutuan për gatishmërinë emergjente, në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, duke pasur parasysh ciklin e menaxhimit emergjent: parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen.
Zëvendësministri Syla i ofroi mbështetje zëvendës kryetarit të Kllokotit në planifikimin emergjent, trajnimin e njësive reaguese si dhe ngritjen, trajnimin dhe certifikimin e ekipeve vullnetare në Kërkim Shpëtim Urban, Kërkim Shpëtim Malor, Kërkim Shpëtim Ujor, ndihmë të parë mjekësore etj.
Të dyja palët u dakorduan dhe u zotuan për një bashkëpunim më të fuqishëm mes tyre në të ardhmen.