Drejtoresha e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi vizitoi Qendrën Mjekësore të FSK-së

4

Me këtë rast, Gjeneral Haziri dhe Dr. Zejnullahu Raci shprehën kënaqësinë me nivelin e mbështetjes së ndërsjellë si dhe bashkëpunimit të deritashëm në mes SHSKUK-së dhe FSK-së, respektivisht Regjimentit mjekësor të FSK-së dhe komponentëve tjera mjekësore, duke u akorduar për thellim dhe intensifikim të mëtejmë të të gjitha formave të bashkëpunimit mes dy institucioneve respektive.

Nga ana e Nënkolonel Dërmakut, Drejtoresha Zejnullahu Raçi u njoftua me ambientet e Qendrës, si dhe personelin dhe pajisjet, si dhe me organizimin, misionin, aktivitetet dhe trajnimet profesionale që realizohen në Qendrën Mjekësore dhe në përgjithësi sistemin mjekësor të FSK-së.

Ndër temat kryesore të takimit, ishte procesi i ekzaminimeve të përgjithshme mjekësore që është duke u realizuar në të gjitha nivelet dhe njësitë e FSK-së, për të cilat informoi oficeri mjekësor, Prof. Dr. Premtim Rashiti, njëherit koordinator i planit të ekzaminimeve mjekësore, i cili theksoi se plani përkatës është duke u realizuar me sukses sipas dinamikës së përcaktuar.

Ai në emër të FSK-së shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për SHSKUK-në dhe të gjitha qendrat rajonale spitalore të vendit për mbështetjen e programit të ekzaminimeve mjekësore me personel profesional specialistik, duke adresuar mirënjohje edhe për të gjithë mjekët e angazhuar.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors