Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Rivitalizimi dhe Inovacioni i Industrisë së Mbrojtjes”

4

Kjo vizitë është realizuar me qëllim të pjesëmarrjes në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Rivitalizimi dhe Inovacioni i Industrisë së Mbrojtjes”, ku në konferencë shefi i Sektorit për Analiza dhe Zhvillim, Musa Gjakova, ka prezantuar punimin shkencor me temën “Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe integrimi në rrjetet globale të Industrisë së Mbrojtjes”

Punimi shkencor ka pasur qëllim të analizojë dinamikat e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke i shqyrtuar partneritetet strategjike, shkëmbimet teknologjike në funksion të ndërveprueshmërisë ushtarake me vendet anëtare të NATO-s dhe të BE-së.

Përveç pjesëmarrjes në konferencë, delegacioni zhvilloi edhe takime bilaterale me komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj si dhe me drejtoreshën e Institutit Kërkimor Shkencor Ushtarak, Kleopatra Maliqi, ku gjatë këtij takimi diskutuan modalitetet e bashkëpunimit në planin e punës për vitin 2026 dhe mundësia e sinkronizimit të aktiviteteve që lidhen me fushëveprimtarinë e hulumtimit dhe analizave në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors