Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes qëndroi në vizitë pune në Forcat e Armatosura të Zvicrës

4

Me këtë rast, delegacioni në përbërje prej këshilltarëve të Kabinetit të Ministrit Mehaj, Rabit Konufca dhe Leureta Lumi si dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli  e Kosum Kosumi, u pritën nga Shefi për Bashkëpunim Ushtarak dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Mbrojtjes, Kolonel Markus Schefer, Komandanti i Rekrutimit në Forcat e Armatosura të Zvicrës, Kolonel Thomas Keller , si dhe Komandanti i Qendrës së Rekrutimit në Payerne, Kolonel Alexandre Beau.

Kjo vizitë është e para në nivel të ministrisë dhe forcave tona në Zvicër, duke hapur kështu mundësinë për fillimin e arritjes në të ardhmen të bashkëpunimit zyrtar bilateral në mes ministrive dhe forcave të dy vendeve tona.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors