4
Dy ministrat kanë biseduar për situatat e krijuar në dy shtet pas përhapjes së pandemisë të COVID-19, situatat e përgjithshme dhe menaxhimi i saj në shtet, gjendjen gatishmërisë dhe aktivitete e ushtrive përkatëse si dhe masat e marrura për të përballuar këtë situtë të jashtëzakonshme, të krijuar jo vetëm në nivel regjional por edhe ndërkombëtar.
Me këtë rast ministrja Shekerinska ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut, ushtrisë së saj, përkatësisht ka vënë në dispozicion shërbimet e njësisë Atomike, Kimike dhe Biologjike, për të ndihmuar në rast nevoje përballimin e gjendjes emergjente në Kosovë.
Ministri Anton Quni ka falenderuar përzemërsisht ministren Shekerinska për gatishmërinë e treguar në këto ditë të vështira. Ai e ka njoftuar homologen e vet me situatë aktuale në Kosovë, me masat që janë marrë nga Qeveria e vendit në prëballimin dhe menaxhimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. Ai e ka njoftuar edhe me shkallën e gatishmërisë dhe aktvitet konkrete që po ndermerrë FSK-ja për përballimin e kësaj situate, si brenda strukturës së vet dhe kontributin që po jep në nivel shtetëror.
Ai po ashtu ministres Shekerinska i ka shpreh gatishmërinë e FSK-së, për të ndihmuar në rast nevoje në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kapacitetet e specializuara që ka në gatishmëri FSK.