Betohen 350 ushtarë të rinj të FSK-së

4

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri Shemsi Syla, Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral Major Enver Cikaqi, Komandant i KDS-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj si dhe gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe ata ndërkombëtarë. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe familjarët dhe miqtë e rekrutëve të rinj.

Me këtë rast, ministri Ejup Maqedonci përgëzoi ushtarët e rinj duke theksuar rëndësinë e vendimit që kanë marrë që të shërbejnë nën emblemën e uniformës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, detyrë kjo sa e vështirë aq edhe fisnike.

“Në këtë kohë sfidash për sigurinë globale dhe vendore, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake është esencial. Dhe e them me bindje e gëzim që sot ushtria e Kosovës është shumë më e fuqishme, më e pajisur dhe më e përgatitur se asnjëherë më parë, me sisteme të avancuara të armatimit dhe me të rinj e të reja që, me guxim dhe përkushtim të pashoq, i shërbejnë Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash ministri Maqedonci.

Ministri Maqedonci i uroj suksese ushtarëve të rinj dhe theksoi se investimet në sektorin e mbrojtjes do të vazhdojnë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors