4
“Mirënjohës pafund për mbështetjen që Belgjika i ka ofruar Kosovës që nga viti 2008, ndërsa jam tejet i entuziazmuar për marrëdhëniet tona që po fillojnë të thellohen në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Në Ballkanin Perëndimor, Belgjika gjithmonë do të ketë Kosovën aleat të besueshëm të saj”, theksoi ministri Maqedonci.
Ministri Francken theksoi se lidhja me Kosovën është historike dhe strategjike, duke e quajtur njohjen e atasheut si një “hap logjik” për përforcimin e partneritetit në siguri.
“Kosova luan rol kyç në Ballkanin Perëndimor dhe ne po tregojmë përkushtimin tonë, si në terren me KFOR-in, ashtu edhe diplomatikisht”, tha ministri Francken.
Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës, duke hapur rrugë për bashkëpunim edhe më të thelluar në fushën e mbrojtjes.



