Atasheu i Mbrojtjes në Republikën e Turqisë, nënkolonel Meriman Suka emërohet si atashe jorezident në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë

4

Në takimin me gjeneral brigade Rafat O. Al Odeh, drejtor (GHQ Secretariat), i Departamentit për Koordinimin e Komunikimit, Protokollit dhe Menaxhimit Administrativ të Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura të Jordanisë, u konfirmua zyrtarisht akreditimi i tij si atashe jorezident i mbrojtjes në Jordani. Ndërsa në takime të tjera me gjeneral brigade Read H. Al Saraireh, shef i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe me përfaqësuesit e Departamentit të Trajnimeve Ushtarake, u diskutua për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe për interesat e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mundësitë për shkëmbime stërvitore, programe trajnimi të specializuara dhe aktivitete të përbashkëta për periudhat e ardhshme.

Me këtë rast, palët u dakorduan të fillojnë përgatitjen e një dokumenti për bashkëpunim dypalësh me qëllim nënshkrimin e tij brenda këtij viti, duke siguruar kështu planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2026.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors