Artet marciale, pjesë e stërvitjeve të FSK-SË!

4

Për të realizuar synimin tonë që FSK të trajnohet nga sportistët elitar të xhudos dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të marr pjesë në garat botërore multi-disiplinare të organizatës CISM për forcat e armatosura, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, Zv. Ministren Daulina Osmani, Kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kukën, Selektorin e Reprezentacionit të Xhudos së Kosovës, Driton Kukën, dhe xhudistët tanë kampionë.

Me këtë rast, Ministri Mehaj i njoftoi të pranishmit me konceptin e arteve marciale në FSK dhe synimet e Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirjen e xhudistëve në institucionet e sigurisë si trajnues të kuadrove të reja të ushtarakëve.

Gjithashtu Ministri Mehaj theksoi se ky plan, shkon përtej projektit shtetëror për moshat e reja “Kosova-Shtet i xhudos”.

Ai vlerësoi se inkorporimi i xhudos në institucionet e sigurisë, për qëllim integrimin institucional të arteve marciale, me fokus sportit të xhudos, në programin e përhershëm arsimor dhe stërvitor të pjesëtarëve të FSK-së, do të vihen në shërbim të FSK-së xhudistët tanë tashmë të dëshmuar në gara botërore, e në anën tjetër përmes këtij projekti do të vlerësohet profesionalizmi dhe talenti i xhudistëve tanë duke i angazhuar në institucionet tona.

Në fund, Ministri Mehaj, Ministri Ceku, Zv.Ministrja Osmani, Kryetari Kuka dhe Selektori Kuka u pajtuan plotësisht që projektin përkatës t’a realizojnë së bashku duke i dhënë vendin tonë, FSK-së dhe kapaciteteve të saj një vlerë të shtuar si mekanizëm i ngritjes së profesionalizmit dhe plotësimit të standardeve të NATO-s.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors