4
Duke marrë për bazë misionin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe gatishmërinë e ushtrisë sonë për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare, si dhe rritjen e interesimit për bashkëpunim me vendet mike, plotësim-ndryshimi i dispozitës që trajton veprimet që ndërmerren në kuadër të procedurës për pjesëmarrje të pjesëtarëve ushtarak në aktivitete tjera ushtarake është bërë me qëllim të lehtësimit dhe thjeshtëzimit të procedurave përkatëse, ashtu që të evitohet çdo vonesë apo pengesë e mundshme në drejtim të ofrimit të mundësisë së përgatitjes profesionale e akademike të pjesëtarëve ushtarak.

