4
Gjatë vizitës përuruese dhe në takime me autoritetet çeke të mbrojtjes, kolonel Bekim Zejnullahu u shoqërua nga ambasadorja e Kosovës në Pragë, Albesjana Iberhysaj-Kapitaj. Përveç takimit që ishte me rëndësi me zëvendësin e parë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Miroslav Hlavač, u realizuan edhe takime zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me kolonel Jan Husak dhe stafin e tij, si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes me Simona Altschulova, drejtore e Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm për forcimin dhe zgjerimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë.



