Ministri Maqedonci priti në takim Adjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen E. Osborn

Ministri Maqedonci mirëpriti Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen E. Osborn, të cilit i shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar në mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe në avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Ajovës.

Në shenjë vlerësimi për shërbimin e tij të shquar, përkushtimin dhe kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e nderoi gjeneralmajor Osbornin me Medaljen “Shërbim i Shquar” i Ministrisë së Mbrojtjes.

Partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajovës ka luajtur rol të rëndësishëm në procesin e transformimit, profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së. Ky bashkëpunim përbën një dëshmi të partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili mbetet aleati ynë kryesor për zhvillimin dhe fuqizimin e FSK-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors