4
Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale, si dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it.
Zëvendësministri Kervan falënderoi Delegacionin Përfaqësues të Ushtrisë Turke në Kosovë për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në aktivitetet që kanë për qëllim forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në vend.
Nga ana e tij, kolonel Harun Elitaş theksoi se bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe në aktivitetet civilo-ushtarake në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.



