Ministri Maqedonci priti në takim ministrën e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Backes

4

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përmes projekteve zhvillimore, që kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në vendin tonë. Falënderim i veçantë iu adresua edhe trupave luksemburgase që shërbejnë në kuadër të Kontingjentit të Beneluksit në misionin e KFOR-it.

Palët shprehën vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors