4
Gjatë takimit, u diskutua situata aktuale e sigurisë në vend dhe u theksua rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, me fokus të veçantë në industrinë e mbrojtjes.
Ministri Maqedonci falënderoi gjeneralin Iannucci për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht përmes kontributit të saj në misionin e KFOR-it, ku Italia është vendi me pjesëmarrjen më të madhe të trupave.
Palët shprehën përkushtimin për të vazhduar angazhimin e përbashkët me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon.




