Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, nderojnë zyrtarët e pensionuar të Ministrisë së Mbrojtjes

4

Në shenjë respekti dhe falënderimi për angazhimin e palodhur si pjesëtarë të UÇK-së, TMK-së, FSK-së dhe si zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, u ndanë mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin e tyre në avancimin e objektivave të mbrojtjes së vendit.

Në këtë ceremoni u vlerësua puna e përkushtuar e shefit të Sektorit për Menaxhimin e Karrierës,  Kosum Kosumi, oficerit për çështje të komuniteteve, major Muharrem Asllani dhe zyrtarit për kodifikim, Jahir Sejdiu.

Me nderim dhe mirënjohje për çdo kontribut të dhënë, atyre i uruan pensionim të qetë, shëndet dhe suksese në të gjitha sfidat e jetës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors