4
Gjatë takimit, u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurinë dhe mbrojtjen, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes të të dyja vendeve.
Në fokus të bisedës ishte implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe shkollimi i kuadrove të reja ushtarake.
Ambasadori De Riu rikonfirmoi përkushtimin e Italisë për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi.
Si dy vende që ndajnë të njëjtat vlera demokratike dhe synojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, Kosova dhe Italia do të vijojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.



