4
Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, i shoqëruar nga këshilltari ushtarak, kolonel Milaim Musliu.
Ashtu si në rastet e mëparshme, delegacioni ynë dëshmoi gatishmërinë e pakushtëzuar për të kontribuar dhe për të vazhduar angazhimin në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus.
Në këtë mënyrë, po forcohet vazhdimisht subjektiviteti ndërkombëtar i Republikës së Kosovës përkrah aleatëve tanë, duke dëshmuar përkushtimin dhe kapacitetet tona për të mbrojtur vlerat e përbashkëta si një partner i besueshëm dhe i dëshmuar.

